PANDEMI Covid-19, OBSH: Rregulli i lojës është të mos heqësh dorë kurrë

PANDEMI Covid-19, OBSH: Rregulli i lojës është të mos heqësh dorë kurrë

Pasi epidemia e koronavirusit u përhap në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës, dje OBSH e shpalli Covid 19 Pandemi.

Në 114 shtetet e prekura, qëkurse u shfaq në dhjetor të vitit 2019 koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 4200 viktima dhe ka infektuar mbi 118 000 njerëz.

Tani OBSH do të ketë fuqinë të nxjerrë direktiva dhe të dërgojë ekipe në vendet më të prekura nga Covid -19 siç ka bërë tashmë në Kinë, Itali dhe Iran. Organizata gjithashtu do të marrë masa të reja organizative dhe radikale shëndetësore në përgjigje të emergjencës prej pandemisë.

Drejtori i OBSH tha se fjala pandemi mund të ngjallë frikë por nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe nëse bëjmë gjërat e duhura lufta do fitohet.

Shpallja e Pandemisë do ti shërbejë OBSH-së që të ketë një zë më të fortë drejt vendeve që nuk po bëjnë mjaftueshëm për të frenuar epideminë, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara.

OBSH do të dërgojë ekspertët e saj në vendet e prekura për të takuar mjekë dhe epidemiologë, do të analizojë statistikat dhe do të vlerësojë situatën e spitaleve.

Drejtori i OBSH tha se njerëzimi nuk është në mëshirën e virusit dhe se qeveritë, aktorët ekonomikë, komunitetet, familjet dhe individët  mund të ndikojnë në trajektoren e epidemisë- duke shtuar se "Rregulli i lojës është të mos heqësh dorë kurrë".

OBSH gjithashtu ka falenderuar Romën dhe Pekinin për masat e ndërmarra dhe vendosmërinë e treguar, që sipas saj,  do të shërbejnë si një mësim në trajtimin e epidemisë edhe në vendet e tjera."


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Në Itali 1016 viktima, 12 839 të infektuar, 1258 të shëruar, mbyllen aktivitetet tregtare, hapur vetëm markete e farmaci! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia