'Pandemia dhe bojkoti i Superligës na prishën punë,' Bushi për ndeshjen e Kombëtares U-21: Ja çfarë mungon për të shkuar në Europian (VIDEO)

Me 8 tetor kombëtarja U-21 do të luajë në Shqipëri ndeshjen miqësore me Slloveninë, pasi aktualisht ka më shumë sfida se çdo kundërshtar në eliminatoret e Europianit. Në këtë grumbullim do të kenë shumë ndryshime, të cilat sipas trajnerit Alban Bushi vijnë për shkak të kufizimeve ta pandemisë.

“Klubet tentojnë t’i mbajnë lojtarët. Përfitojnë nga rregullat e FIFA-s. Kemi qenë në një situatë jo normale. Kemi marrë lojtarë të rinj. Superiorja na ka prishur punë, pasi nuk kanë luajtur. Do bëjmë zgjedhjet më të mira,”-deklaroi Bushi.

Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në shtator Kombëtarja U-21 mori dy fitore ku më e bujshmja ajo me Asutrinë 1-5 në transfertë. I pyetur nëse do të kemi sërish surpriza të tilla, Bushi nuk jep shumë shpresë për këtë arsye:

"Po të kishim edhe Kumbullën, Brojën, Mihaj e Selahi, U21 jo vetëm shkon në Europian, por mund të bëjë mirë edhe atje. Është e thjeshtë që të kuptohet, pasi ekipi i parë merr 5-6 lojtarë. Ai është objektivi."

Sa i përket kualifikuesve të Europianit kombëtarja shpresa renditet në vendin e tretë, por ka një ose dy ndeshje më shumë se çdo rival, në një kohë kur kualifikohen vetëm 2 skuadra.

Lista e Kombëtares U-21

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)