Pandemia e COVID, Lojërat Olimpike në Tokio do të zhvillohen pa tifozë

Pandemia e COVID, Lojërat Olimpike në Tokio do të zhvillohen pa tifozë

Foto ilustruese

Për shkak të pandemisë Covid-19 organizatorët e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpikë të Tokios nuk do të lejojnë tifozët.

Dy javë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios, është vendosur që garat në kryeqytetin japonez të zhvillohen pa tifozë në stadiume.

Ky ka qenë vendimi zyrtar që është marrë ditën e sotme gjatë një takimi nga përfaqësuesit e komitetit organizues të Lojërave, qeverisë Japoneze, qeverisë metropolitane të Tokios dhe komiteteve ndërkombëtare Olimpike dhe Paraolimpike.

Vendimi pason njoftimin nga qeveria japoneze për të vendosur një gjendje të re emergjente për Tokion për shkak të pandemisë së COVID. Vendimi do të hyjë në fuqi nga e hëna 12 korrik dhe do të zgjasë deri në 22 gusht dhe për këtë arsye do të zgjatet saktësisht gjatë periudhës në të cilën janë planifikuar Lojërat Olimpike, nga 23 korrik '8 gusht.

Kryeministri Suga tha se një gjendje e jashtëzakonshme është e nevojshme për të "parandaluar rifillimin e rasteve të reja me COVID në të gjithë vendin".

Fokusi kryesor i gjendjes së jashtëzakonshme është mbyllja e bareve, restoranteve dhe bareve me muzikë, që shërbejnë alkool.

Tifozët që mbërrinin nga jashtë u ndaluan të marrin pjesë në Lojërat Olimpike muaj më parë. "Infeksionet janë në fazën e zgjerimit të tyre dhe të gjithë në këtë vend duhet të kuptojnë ashpërsinë e tyre," tha Shigeru Omi, një këshilltar i lartë mjekësor i qeverisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej