Pandemia e COVID-19 rëndon shëndetin mendor, presidenti francez Macron: Konsulencë psikologjike falas për fëmijë dhe adoleshentë

Pandemia e COVID-19 rëndon shëndetin mendor, presidenti francez Macron: Konsulencë psikologjike falas për fëmijë dhe adoleshentë

Presidenti francez, Emmanuel Macron

FRANCË- Pandemia e COVID-19 ka rënduar shumë gjendjen psikologjike të njerëzve por kryesisht të të rinjve dhe fëmijëve në adoleshencë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi se do të ofrohet këshillim psikologjik falas për fëmijët dhe adoleshentët, gjendja psikologjike e të cilëve është rënduar për shkak të situatës pandemike.

Lajmin presidenti e dha pas një vizite në spitalin e pediatrisë, në Reims.

Kjo do të bëhet e mundur përmes një rekomandimi nga mjeku për fëmijët nga 3 deri në 17 vjeç, të cilët do të kenë të drejtën e 10 seancave falas me një psikolog.

Presidenti theksoi se ky shërbim do të jepet për sa kohë do të zgjasë pandemia e COVID-19.

Sipas mjekëve francez raste e depresionit, krizat e paniku dhe çrregullimeve mendore janë shtuar së tepërmi,  gjatë kësaj periudhe.

Franca është shteti më i prekur evropian sa i përket pandemisë dhe ndikimeve socio-ekonomike të saj.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 5,224,321, ndërkohë që ai i viktimave është 100,404 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Franca aktualisht po përkujton edhe një kolaps spitalor, ku më shumë se 5.900 mijë pacientë janë në përkujdesin intensiv, nivele që nuk janë parë që nga vala e parë e pandemisë së COVID-19 në vitin 2020.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?