Jo vetëm turizmin shqiptar, por pandemia ka goditur mbarë industrinë botërore, ku humbjet janë në miliarda dollarë. Sipas një vlerësimi të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit, kanë mjaftuar 5 muaj pandemi që humbjet të arrijnë në rreth 320 miliardë dollarë, duke kaluar edhe humbjet që pësoi sektori nga recesioni i vitit 2009.
“Midis janarit dhe majit, rënia e papritur dhe e shpejtë e arritjeve turistike kushtoi 320 miliardë dollarë. Kjo është tre herë më e madhe se ndikimi i recesionit të madh të 2007-2009, dhe kjo është vetëm për pesë muajt e parë të vitit”, thuhet në vlerësimin e Organizatës Botërore të Turizmit.
Sipas organizatës as hapja e kufijve nuk është e mjaftueshme për rimëkëmbjen e turizmit madje thuhet se drejtuesit e shtetit duhet të kthejnë sytë nga ky sektor që mban në punë me miliona njerëz.
“Ata që janë në pozicione drejtimi dhe ndikimi, e kanë njohur rëndësinë e turizmi për punë, ekonomi dhe rindërtimin e besimit. Tani, ata duhet të bëjë gjithçka që mundet për t'i bërë njerëzit të udhëtojnë përsëri, duke ndjekur dhe zbatuar të gjitha protokollet të cilat janë pjesë e realitetit të ri”, vijon më tej vlerësimi.
Humbjeve të mëdha nuk mund ti shpëtojë as Shqipëria e cila ka një varësi të lartë ndaj këtij sektori, i cili përbën mbi 22% të PB së vendit. Ekspertët thonë se humbjet do t’i kapërcejnë 1 miliardë euro, ndërsa një ditë më parë INSTAT raportoi për tkurrje të numrit të turistëve në tremujorin e dytë me mbi 75%.
(Kliko këtu për të lexuar vlerësimin e Organizatës Botërore të Turizmit)
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.5%
-
Shëndet
73.1%
-
Mirëqënia
18.4%
Vota total: 305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor 2024, 13:33
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor 2024, 16:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor 2024, 07:38
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor 2024, 20:33
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor 2024, 18:13
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor 2024, 09:49