Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 119 raste të reja të infeksionit Covid, 3 viktima dhe 187 të shëruar
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 13, 910 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 551.
Maqedonia e Veriut ka raportuar për 109 raste të reja infeksioni dhe 3 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 14 871 për një total prej 609 viktimash që prej fillimit të pandemisë, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 12 mijë
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 96 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima
Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31772 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 721
Kroacia ka raportuar për 314 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë Covid.
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 11 428 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 195. Gjithashtu janë shëruar edhe 8500 pacientë
Sllovenia ka raportuar sot për 47 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë Covid.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 3079 kurse numri i përgjithshëm i viktimave mbetet 134. Gjithashtu në vend të shëruarit numërohen në 2440.
Komente









