Maqedonia e Veriut ka raportuar për 142 raste të reja infeksioni dhe 5 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15 556 për një total prej 642 viktimash që prej fillimit të pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 12994.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 92 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,228 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 730.