Pandemia nuk tremb gjermanët, dynden në Majorka

Pandemia nuk tremb gjermanët, dynden në Majorka

Pandemia dhe kufizimet e shumta, nuk kanë ndaluar mijëra turistë gjermanë të dynden në Majorka përpara fundjavës së Pashkëve, pavarësisht këshillave të vazhdueshme nga qeveria gjermane të shmangur udhëtimet.

Vetëm gjatë fundjavës pati 130 fluturime nga Gjermania për në Majorka dhe të cilët mbanin të paktën 16,000 turistë. Ndërkohë që zyrtarët e qeverisë gjermane theksohet të kenë thënë se një festë e Pashkëve në rrethanat aktuale nuk është thjesht e justifikueshme.

Pavarësisht këshillimeve nga qeveria për të shmangur udhëtimet jashtë Gjermania nuk ka ndaluar pushimet e huaja dhe Majorka përfshihet në vendet me rrezikshmëri të ulët.

Gjermania po lufton me nivele të larta infeksioni dhe një shtetrrethim i pjesshëm është në fuqi, kështu që turistët e kthyer do të duhet të tregojnë një test negativ PCR ose të një testi të shpejtë po ashtu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës