Pandemia përkeqëson gjendjen financiare të bizneseve! 22% e sipërmarrjeve kanë borxh më të lartë se kapitali

Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen financiare të sipërmarrjeve në vend, të cilat në mungesë të shitjeve kanë rritur borxhet. Sipas bankës së Shqipërisë 22% e ndërmarrjeve të anketuara thonë se e kanë borxhin më të lartë se kapitalin e tyre. Subjektet më të dëmtuara janë ato të vogla dhe të mesme.

Pandemia COVID-19 përveç se ka rënduar situatën financiare të bizneseve në vend, po i vë përball edhe disa vështirësive të tjera siç janë konkurrenca e padrejtë si dhe vështirësia në gjetjen e tregut. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e ndërmarrjeve gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020 thuhet se konkurrenca paraqitet në rënie për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve.

Si pasojë e pandemisë dhe kushteve të diktuara prej saj shitjet në të gjitha kategoritë e ndërmarrjeve kanë rënë. Sektori më i goditur ka qenë biznesi i vogël, ku numri i shitjeve sipas raportit është reduktuar me 36.9%, me një nivel të përkeqësuar në krahasim me një vit më parë. Rënie është regjistruar edhe tek bizneset e mesme dhe të mëdha përkatësisht me -30.2% dhe -10.7%.

Përpos kësaj situate negative sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha janë optimiste se gjendja do të përmirësohet, ndërsa ato të vogla janë pesimiste.  Kjo rënie e shitjeve ka përkeqësuar edhe situatën financiare të bizneseve, ku edhe në këtë drejtim situata është më e rënduar tek biznesi i vogël.

Nga qershori-dhjetor 2020 23% e ndërmarrjeve të mesme dhe 22% e ndërmarrjeve të mëdha kanë borxhe sa vlera e kapitalit total të tyre ose më të lartë. Ky tregues nënkupton një ngarkesë më të lartë me borxh. Sipas vrojtimit borxhet tek ndërmarrjet e vogla janë rritur me 2.8% dhe për ato të mesme me 5.3 %. Ngarkesa me borxh vijon të mbetet më e lartë tek ndërmarrjet e sektorit të shërbimeve dhe ato të tregtisë.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja