Pandemia rrezikon 120 milionë vende pune në turizmin global

Rreth 120 milionë vende pune janë në rrezik mbylljeje në sektorin e turizmit global vetëm si pasojë e pandemisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara është në të njëjtën linjë me Organizatën Botërore të Turizmit, e cila thotë se humbjet në 5 muaj ishin 320 miliardë dollarë.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, ardhjet turistike ndërkombëtare u përgjysmuan, dhe turizmi botëror humbi rreth 320 miliardë dollarë. Në përgjithësi, rreth 120 milion vende pune të drejtpërdrejta në turizëm janë në rrezik. Shumë prej tyre janë në ekonominë informale ose në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat punësojnë një pjesë të lartë të grave dhe të rinjve”, thuhet në deklaratën e OKB-së.

Por situata mund të rëndohet edhe më tepër në varësi të jetëgjatësisë së pandemisë. OKB vlerëson se humbjet mund të arrijnë nga 910 miliardë dollarë në 1.2 trilion dollarë, në skenarin më pesimist, dhe numri i turistëve në mbarë botën pritet të tkurret deri në 78%.

OKB e konsideron sektorin e turizmit si ndër më të rëndësishmit në ekonomi, dhe kriza e shkaktuar nga virusi nuk është vetëm një emergjencë për vendet në zhvillim, por edhe një tronditje për ekonomitë e zhvilluara.  Janë 5 drejtime ku duhet të përqendrohen të gjithë shtetet për të rimëkëmbur sektorin.

Së pari, duhet të zbuten ndikimet socio-ekonomike të krizës, së dyti të punohet për ndërtimin e rezistencës në të gjithë zinxhirin e turizmit. Së treti duhet të rritet më tej përdorimi i teknologjisë, të promovohet dhe të rriten partneritetet mes vendeve për ta mbështetur atë.

Për shkak të varësisë që kanë ekonomitë nga turizmi, OKB thotë se PPB globale mund të ulet me 1.17 trilionë dollar ose 1.5% në skenarin bazë, e deri në 2.8% në skenarin më negative.  Nga ana tjetër në shtetet në zhvillim, papunësia mund të rritet deri në 20%.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë