INSTAT: Pandemia rrit ndjeshëm 'dembelizmin' në Lezhë, Elbasan, Shkodër dhe Berat

INSTAT: Pandemia rrit ndjeshëm 'dembelizmin' në Lezhë, Elbasan, Shkodër dhe Berat

Foto ilustruese

Pandemia ka nxitur 'dembelizmin' në shumë qytete të vendit. Në qarqet e Lezhës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit, popullsia në grupmoshën 15-65 vjeç, që nuk parapëlqen të punojë, ka shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë, sipas matjeve të INSTAT.

Rekordin e mbajti Qarku i Lezhës, ku 60% e popullsisë në moshë pune nuk preferoi të aktivizohet, duke shënuar rritje me gati 14% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2019.

Në Elbasan, popullsia dembele në moshë pune u rrit edhe me 5 pikë përqindje, në Berat gjithashtu me 5 pikë përqindje dhe Durrës me 2.8 pikë përqindje në raport me 6-mujorin e parë 2019.

Në rang vendi, qytetet me numrin më të lartë të personave në moshë pune, që nuk duan të punojnë, janë Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana.

Ndërsa qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Beratit dhe Vlorës shihet se kanë një përqindje më të ulët të popullsisë në moshe pune që nuk dëshiron të punojë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave joaktivë është rritur me 42 mijë persona në 6-mujorin e parë, duke arritur në 976 mijë persona gjithsej.

Kjo kategori e popullsisë që cilësohet joaktive nga INSTAT nuk përfshihet në forcën e punës.

Duke i kanalizuar të papunët si inaktivë, treguesi i papunësisë nuk ka reflektuar ndryshim të madh nga kriza, përderisa numri i tyre është rritur vetëm me 6 mijë persona në tremujorin e dytë, teksa numri i “dembelëve” u rrit me 42 mijë persona.

 Lexo edhe këtë: 50 mijë persona dolën të papunë në 6-mujorin e parë, por papunësia nuk u rrit?! Mbi 80% e tyre u klasifikuan si “joaktivë”

Si rrjedhojë e shtimit të inaktivëve (personat që nuk duan të punojnë) është reduktuar dhe forca e punës me rreth 43 mijë persona, duke zbritur në 1.32 milionë persona, pasi inaktivët nuk llogariten në forcën e aftë për punë.

Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, nëse personat që kanë dalë nga tregu i punës do të ishin shtuar të gjithë te numri i të papunëve, atëherë norma e papunësisë reale në vend (që llogaritet si përqindje e të papunëve ndaj forcës së aftë për punë) do të ishte rritur në gati 15%, nga 11.9% që u raportua nga të dhënat zyrtare./Monitor

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zani: 09/11/2020 10:09

    E kan fajin dembelet jo fakti qe pandemia i la pa pune apo jo, per me teper qe flasim per qytete turistikebpa det,ku me para vinin vetem te huajit.Jeni bere si goebelsi.Se ka fajin shteti po qytetaret qe sduan te punojne.O gazet vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë