TIRANE - Uniformat blu të kryeqytetit si dhe sektori i Sigurisë dhe Rendit Publik prej ditës së sotme do të drejtohen nga  komisar Pandi Sulla.

Sulla vjen në këtë post pas transferimit të ish zv.drejtorit Breçani nga Tirana në Dibër. Mesditën e sotme Pandi Sulla prezantohet për vartësit e tij nga Drejtori i policisë së Tiranës Bernard Çaushaj.

Sulla shërben prej disa vitesh në uniformat blu, ku ndër postet që ka mbajtur janë ato të specialistit të policisë, shefit të rendit për Drejtorinë e Tiranës si dhe për afro 3 vitesh ka drejtuar patrullën elitë “Shqiponja” në kryeqytet.

Emërimi i Sullës është firmosur mesditën e sotme. Para këtij posti ai ishte specialist në Drejtorinë e Sigurisë Publikë pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Emërimi u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj. Breçani është transferuar në postin e zv/drejtorit të policisë së Dibrës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)