Mbrëmjen e djeshme një shkëndijë elektrike në panelin elektrik përfshiu nga flakët një pallat tek Unaza e Re në rrugën “Teodor Keko”. Report Tv siguron pamjet e dëmeve që ka shkaktuar zjarri dhe djegien e panelit elektrik.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi forcat zjarrfikëse shuan flakët. Ndërkohë që u bë evakuimi i menjëhershëm i banorëve për shkak të tymit. Si pasojë e tronditjes një e mitur u dërguan në spital, por jashtë rrezikut për jetën (lexo këtu).

Paneli elektrik dhe dëmet që shkaktoi zjarri