Avioni ‘Boeing Co 777’ i “Philippine Airlines” i nisur drejt Manilas, u përfshi nga flakët duke krijuar panik te pasagjerët.
Për shkak të një defekti në një nga motorët, flakët shpërthyen në njërin nga krahët e avionit.
‘Boeing Co 777’ u detyrua të rikthehej në pistën e Los Angeles.
Sipas njoftimeve, të 347 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa lëndime.
Momenti i rënies së zjarrit është fotografuar nga disa pasagjerë dhe media lokale.
Komento