VIDEO/ Panik në ajër gjatë fluturimit për në Greqi, udhëtari tenton të hapë derën e avionit

Momente paniku kanë përjetuar udhëtarët e linjës së fluturimit nga aeroporti i Gatwick në Angli drejt ishullit të Kos në Greqi.

Piloti u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Mynihut në Gjermani pasi një nga pasagjerët tentoi të hapte derën e aeroplanit.

Në videot e postuara në TikTok shihet momenti kur pasagjeri tenton të hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit, ndërsa ekuipazhi përpiqet të ndalojë udhëtarin, i cili duket se është në gjendje të dehur.

I njëjti pasagjer ofendoi pilotin gjatë turbulencave në ajër dhe më pas tentoi të hynte në kabinën e pilotimit, pasi donte që ta drejtonte ai avionin.

Pas uljes në qytetin gjerman, policia vendosi në pranga udhëtarin e dehur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në janar nis Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut/ 200 punonjës nga 4 agjenci monitorojnë 200 km e para në vend

Në janar nis Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut/ 200 punonjës nga 4 agjenci monitorojnë 200 km e para në vend