Një udhëtar 32-vjeçar ka vdekur gjatë Shkup-Bazel, derisa shkaku nuk dihet ende. “TV21 i është dërguar një video ku shihet personeli i fluturimit duke provuar të ndihmojë udhëtarin, megjithatë, pa sukses”, njofton Televizioni 21 i Maqedonisë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch. Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë.
Fillimisht pasagjeri kishte hipur në aeroplan, ndërsa piloti pasi kishte vërejtur gjendjen e tij të rëndë shëndetësore kishte kthyer mbrapsht aeroplanin, pavarësisht se ndodheshin në hapësirën ajrore shqiptare. Kur kanë zbritur në aeroportin e Shkupit, mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen, por pa dhënë detaje tjera.