GREQI- Me zhurmën e fortë të një shpërthimin dhe nxehtësinë e flakëve të tij janë zgjuar mëngjesin e sotëm banorët bulevardit Syggrou në kryeqytetin grek, Athinën.
Si pasojë i shpërthimit, kati i parë i një pallati u përfshi nga flakët e ndërsa dyshohet se mund të ketë ardhur nga rrjedhja e gazit.
I plagosur nga zjarri masiv i shpërthimit mbeti një 78-vjeçar i cili ka djegie në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, i cili u fut menjëherë në operacion. Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë, në mënyrë që fikja e zjarrit masiv që si një re mbulonte zonën të fikej sa më shpejtë.
Xhama të thyer në trotuare, fasada ndërtesash përtokë, zhurma sirenash dhe ulërima banorësh, është gjithçka që la pas shpërthimi i fuqishëm i orës 6 mëngjesin e sotëm duke e bërë bulevardit e Syggrou të duket si një skenë lufte.
Rruga Syggrou aktualisht është e mbyllur për arsye sigurie dhe do të hapet sërish për kalimtarët kur të jetë pastruar nga mbetjet e shpërthimit.
Fjalët e para të 78-vjeçarit të plagosur rëndë nga shpërthimi i mëngjesit e kësaj të mërkure në Athinë, ishin se ai ka ndier erën e gazit e ka ndjerë prej ditës se djeshme në banesën e tij.
Ai tregoi që pavarësisht se fillimisht era po e shqetësonte, u shtri dhe e zuri gjumi, për t’u zgjuar sërish në orën 06:45 të mëngjesit.
Mediat raportojnë se i moshuari nga tronditja nuk e mban se kur ka ndodhur shpërthimi. Nëse kjo ka ndodhur kur ka ndezur çelësin e dritës dhe ka shkaktuar ndonjë shkëndijë apo kur ka ndezur një cigare.
Banorët thonë se është një mrekulli që nuk është raportuar asnjë viktimë nga kjo ngjarje që mund të kishte rezultuar fatale.
Shpërthimi i mëngjesit të sotëm në Athinë që la pas një të plagosur dhe qindra banorë të frikësuar, mendohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Këtë informacion kanë dhënë zjarrfikësit, të cilat pasi shuan flakët u përballën me rrjedhjen e gazit që iu desh ta vinin nën kontroll menjëherë.
Hetimet mbi ngjarjen e rëndë po vijojnë.
“Shpërthimi më shkundi nga krevati”, kanë qenë këto fjalët e një gruaje, shtëpia e së cilës është pranë pallatit që “shpërtheu” mëngjesin e sotëm në Athinë, duke lënë pas skena lufte.
Pamje të frikshme nga momenti i shpërthimit dhe zjarri që ka “mbuluar” të gjithë zonën janë publikuar disa orë pas incidentit në mediat greke.
“Unë e di se çfarë ka ndodhur. Më ka marrë një kolege në telefon dhe më tha se ka ndodhur një shpërthim. Nuk e besoja se do të gjeja këtë pamje kur të vija. Jam e shokuar me pamjet sinqerisht.”, reagoi me ankth një grua zyra e së cilës ndodhet përball pallatit ku ndodhi shpërthimi.
Ajo shtoi se qytetarët janë të frikësuar të ngiten në shtëpinë e tyre, me frikën se një gjë e ngjashme mund të ndodh sërish.
SHTET Taliban Greqistan
Përgjigju