Me duar dhe këmbë të lënduara nga flakët e shpërthimit në Athinë, flet 78-vjeçari: E ndjeva erën e gazit, por fjeta gjumë! S’e mbaj mend, ‘plasi’ kur ndeza dritën apo cigaren

Me duar dhe këmbë të lënduara nga flakët e shpërthimit në Athinë, flet 78-vjeçari: E ndjeva erën e gazit, por fjeta gjumë! S’e mbaj mend, ‘plasi’ kur ndeza dritën apo cigaren

Fjalët e para të 78-vjeçarit të plagosur rëndë nga shpërthimi i mëngjesit e kësaj të mërkure në Athinë, ishin se ai ka ndier erën e gazit e ka ndjerë prej ditës se djeshme në banesën e tij.

Ai tregoi që pavarësisht se fillimisht era po e shqetësonte, u shtri dhe e zuri gjumi, për t’u zgjuar sërish në orën 06:45 të mëngjesit.

Mediat raportojnë se i moshuari nga tronditja nuk e mban se kur ka ndodhur shpërthimi. Nëse kjo ka ndodhur kur ka ndezur çelësin e dritës dhe ka shkaktuar ndonjë shkëndijë apo kur ka ndezur një cigare.

Banorët thonë se është një mrekulli që nuk është raportuar asnjë viktimë nga kjo ngjarje që mund të kishte rezultuar fatale.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat ‘trondit’ Athinën, la pas ‘skena lufte’, dyshohet për rrjedhje gazi! Banorja: Më shkundi nga krevati (VIDEO)


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro