Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital

Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital

Portieri Marco Molla dërgohet në spital

KURBIN - Në ndeshjen e 1/8 të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit ka pasur panik gjatë pjesës së parë. Në minutën e 27-të portieri i vendasve Marco Molla është dëmtuar pas një kontakti loje me Birçaj. Gardiani i bardhezinjve ka mbetur i dëmtuar në dorë dhe kokë dhe menjëherë stafi mjekësor është futur në fushë.

Pas më shumë se katër minutave ndihme, stafi mjekësor e ka parë të udhës që ta dërgojë futbollistin 22-vjeçar drejt spitalit për kontrolle të specializuara, teksa për fat gjendja nuk u duk aq serioze. Me largimin e tij vendin në portë te Laçi e mori Biba, ndërsa ndeshja vijoi.

Më pas kryesori Klodian Shahini kuptoi se loja nuk mund të vijonte pasi mungonte ambulanca. Pas disa çasteve autoambulanca u rikthye në stadium dhe ndeshja rifilloi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë