LEZHË- Ndjekja dhe tentativa për të arrestuar një person të shpallur në kërkim në Lezhë është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk patur persona të lënduar. Ngjarja është regjistruar paraditen e së hënës pranë stacionit të trenit në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve agjentet e policisë kanë pikasur personin në kërkim dhe i kanë kërkuar që të ndalojë, por ai nuk iu është bindur.
Në ndjekje e sipër njëri nga efektivet ka qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim neutralizimin e personit në kërkim identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Nga të shtënat është krijuar frikë dhe panik në zonën përreth e cila është mjaft e banuar dhe në momentet kur ka ndodhur ngjarja ka patur lëvizje të shumtë të qytetarëve.
I kërkuari ka mundur të largohet, ndërsa forca të shumta policia po krehin zonën ku mendohet se ai është i fshehur. Sipas policisë personi në fjalë është në kërkim, pasi pas një konflikti banal ka dhunuar një person me sende të forta.
O policia, e keni para syve dhe ju iken? Me vigjilente kur tju dale prape.
Përgjigju