Prej ditësh shumë konsumatorë të zhgënjyer po postojnë fotot e iPhonëve të tyre të rinj, krejt të përthyer, duke shpjeguar se ky ishte rezultati pas mbajtjes së tyre disa orë në xhep.
Harkimi i smartphone-it iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, që kushtojnë nga 500 deri në 1000 dollarë, ka acaruar mjaft prej atyre që sapo e kanë blerë vetëm një javë më parë.
Mendohet se lakueshmëria tepër e lehtë e tyre vjen për shkak të ekranit më të gjërë dhe strukturës më të hollë të telefonit, si dhe materialit alumin me të cilin është prodhuar.
Që nga publikimi i parë i një iPhoni të përthyer shumë foto të tjera kanë pasuar, bashkë me eksperimente të ndryshme mbi fortësinë e tij.
Shumë prej fansave të smartphonëve të Apple presin një shpjegim për këtë problem, por deri më tani nuk ka patur asnjë përgjigje zyrtare nga kompania.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com