Në një lokal në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e sotme është dyshuar për një zjarr të mundshëm. Autoritetet janë lajmëruar nga banorët e zonës për shkak të tymit të madh që ka dalë nga lokali.
Pas mbërritjes së policisë dhe zjarrfikësve në vendngjarje është verifikuar se ka pasur vetëm një problem me aspiratorët e jashtëm të lokalit, të cilët janë përfshirë nga flakët. Tymi është përhapur në të gjithë zonën, ndërsa zjarri është fikur.
Policia sqaron se nuk ka pasur probleme të tjera dhe ka vetëm dëme të vogla material.
/Shqiptarja.com

(Foto nga ngjarja në rrugën "Myslym Shyri")
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com