Politikani serb nga pjesa veriore e Kosovës, Kërstimir Pantiq, i ka hedhur poshtë konstatimet e komandantit të KFOR-it, Erhard Drews, se barrikada në Mitrovicë "është e turpshme".

Sipas tij, ajo barrikadë "është simbol i rezistencës së serbëve ndaj dhunës nga Prishtina". 

Ky politikan i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve "Beta" se barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër, që Mitrovicën e ndan në dy pjesë, është vendosur pas "aksioneve të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës dhe është pasojë e dhunës e cila tash e 13 vite ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë". 

Pantiq ka theksuar se KFOR-i mund të provojë që me dhunë ta largojë barrikadën, por qytetarët nuk do të pajtohen lehtë.