Kryetari ilegal i Qarkut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, ka thënë se Serbia duhet të verifikojë pohimet e Prishtinës se mandati i EULEX-it do të vazhdojë edhe pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.
“Nëse deklarata e Kuçit del e vërtetë, se me BE-në është arritur marrëveshje për zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe në dy vjet, por që baza ligjore e marrëveshjes të mos jetë Rezoluta 1244, kjo paraqet një shkelje brutale të marrëveshjes së BE-së me qeverinë e Serbisë dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit OKB-së për të mundësuar ardhjen e këtij misioni në krahinë”, ka thënë ai për “Beta”.
“Qeveria e Serbisë, në bisedime me Catherine Ashton, duhet të sqarohet se a është e vërtetë kjo apo ky është një tentim tjetër i Prishtinës për të provokuar reagimin e qeverisë së Serbisë”.
/rg/shqiptarja,com/
/Shqiptarja.com