Pantoflat e Shefit të Antidrogës në Durrës... dhe karriera e tij misterioze pas kanabisit në Mallakastër
Shefi i Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi, i arrestuar në flagrancë
Te një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë, shefi i antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi, po shkonte i gëzuar të merrte 20 mijë eurot që ja pat kërkuar atij “…plehrës që ka klub nate te Ura Dajlanit në Plazh” e që e ka kapur me parregullsi: punonjës në të zezë e probleme të tjera. “Ose të paguajë, ose e mbylla!”. Pantallona të shkurtra dhe shapkat apo pantoflat që i tërheq në vapën e gushtit, ja lehtësojnë lëvizjen.
Në tavolinë, pronari i lokalit i jep fillimisht 10 mijë euro, sepse thotë se vetëm ato ka, të tjerat më vonë. Pastaj vijnë forcat e rendit, të autorizuara nga SPAK dhe i vendosin Preçit, me titullin shumë të rëndësishëm “Shef Antidroge”, prangat në flagrancë.
Të arrish të kërkosh 20 mijë euro në këmbim të favoreve administrative, do të thotë që të kesh bërë shumë stërvitje për këtë ves vite e vite më parë. A do të zbulohet i gjithë aktiviteti i Preçit? A do të munden investiguesit tanë më të mirë të kuptojnë dhe të zbulojnë këtë plagë të rëndë që ka infektuar qytetet tona, dhe jo vetëm Durrësin?
Eshtë e lehtë të bëhet vetëm një kontroll në Google për të mësuar se Gazmir Preçi, ishte "i stërvitur" në favorizime ndaj kultivuesve të kanabisit kur ishte Komisar në Mallakastër. Me 29 dhjetor 2021 ai vihet nën hetim (Lajmi i Shqiptares). Kjo CV, që do të rrëzonte edhe punësimin e një sanitareje në administratën publike, nuk ka shqetësuar ata që e kanë propozuar dhe emëruar në krye të Antidrogës së qytetit portual më të rëndësishëm të vendit jo shumë kohë më pas.
Nëse Gazmir Preçi, i kanabisit të Mallakastrës, është vendosur në Durrës për të “luftuar” drogën, ashtu siç ndodh dhe në filmat më fantaziozë të narkotrafikut, realiteti ja kalon edhe imagjinatës më të shfrenuar dhe Preçi, veç drogës, mendon “të pastrojë” edhe arkat e bizneseve, duke mbushur ato personalet.
Sa Preçë të ngjashëm ka nga Veri në Jug? Kush i mbështet dhe a do të krijojë Shqipëria më në fund një rrjet të fortë institucione-qytetarë për të vënë me shpatulla pas murit ata që veprojnë si mola që gërryen tavolinën e institucioneve që akoma mezi mbahen në këmbë? Shteti shqiptar dhe shoqëria jonë sot nuk meriton të përdoret siç Preçi tërheq pantoflat e tij në momentin kur u arrestua.
xy/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
27 Nëntor, 13:58
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet drejtori i shkollës artistike (EMRI)
27 Nëntor, 12:41
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
Berisha Mera Rama Basha jan kriminelat qe duhen burgosur perjet. Sa te jen keta te Lire asge nuk ndryshon per mir vetem me keq do behet. Ne vendet perendimore rritet inteligjenca kerkohet mireqwnie . Ne Shqiperi cdo gje behet me keq dhe punesohen analfabeta djallezor.
PërgjigjuShumica e komentuesve pyesin: Kush e ka emruar kete bandit si kryekomisar te antidroges. Thjeshte merrni kurajo dhe pergjigjuni, kush e zgjodhi dhe e rekomandoi, kush firmosi. Kaq! Autoritete flisni! Pastaj denimi e tj kane pak rendesi. Laro, bandit e llumra ka plot. Nuk eshte faji i ujkut se dikush shkon dhe i var melcite ne qafe.
PërgjigjuFirmen e hedh Rumbullak Sauku kjo dihet, por jane te implikuar te gjithe sektoret, qe nga drejtoria e personelit, juridike etj. Ministri i brendshem bashke me kreret e AMP. Keta kane shkelur ligjin me veprimet dhe mos veprimet e tyre te qellimshme.
Shef policie me pantofla, njesoj si ata qe sollen nga Dubai...
PërgjigjuPo pergjegjesi per keta qe vene ne detyre cunat problematk mban njeri?
PërgjigjuShpresat e vetme kane ngelur te ndonje aplikacion i zberthyer nga "bota",apo ndonje hakerim Iranian, sepse kjo eshte e vetmja menyre qe te shihet verteta lakuriq.Ketu eshte paligjshmeria sheshit dhe askujt nuk i bie ne sy.
PërgjigjuSa "Preçe" ka nga veriu ne jug? Po ja, ti marrim me radhe. Ne veri, ne Shkoder u bene zgjedhje lokale. Organizata kriminalo-politike qe ka kapur PS dhe Shqiperine, me ne krye Ramen, minoi demokracine dhe caktoi kryetar Becin, ose "kembzen e ures" se zhvatjes se parase publike permes FSHZH. Ndersa ne jug, ne Himare, serish si me lart, por me me teper "perpjekje titanike" me ne fund arriti te caktonte nje pupac hajdut si Tavo ne krye te bashkise qe prej dekade eshte nen kontrollin e kryepykes Rame. Policia? Nje organizate kriminale me vete ku kreu i saj jo me larg se dje ne shperdorim te rende te detyres akuzon dhe intimidon gazetaret per korrupsionin e vet.
PërgjigjuFashatarke mbetur
Alba je shum e saktë! Nga veriu në jug shefat e krimit ekonomi kontrollojnë gjith lojrat e fatit! Por kapin ndonjë fakir që nuk paguan aq punon sa nuk ka për ti dhënë shefithajut si Preçi!
Përgjigjuti shkerdhejne motren atje mren cunat qe i ka bo gropen ky robqim
PërgjigjuShkrim dhe analize shume e sakte ! Krahasim perfekt “ sillen me shoqerine si Preci me pantoflat” na terheqin zvarre. Duhet se sben te ndryshoje kjo sjellje e pushtetit!
PërgjigjuSpak duhet te hetoj dhe te veri para pergjegjesis penale,te psjten ,"shperdorim detyre" ate qe e ka emeruar ne ate detyr!