Panucci: Do luajmë futboll
nuk parkojmë autobusin

Panucci: Do luajmë futboll<br />nuk parkojmë autobusin<br>
“Shqipëria ka të ardhme,nuk do parkojmë autobusin para portës por do të luajmë futboll”. Në konferencën për shtyp pas dy ndeshjeve të fundit kualifikuese ndaj Spanjës dhe Italisë trajneri Panucci u shfaq I kënaqur:

“Jam i kënaqur me këto dy ndeshje sa i përket paraqitjes .Pjesën e dytë ndaj Spanjës bëmë shumë mirë. Ndaj Italisë luajtëm si të barabartë duke krijuar edhe tre katër raste për gol por jam i kënaqur sepse skuadra po zbaton idetë e mia. Duhet të bëjmë hapa para. Kemi një vit kohë për të përgatitur Euro 2020 dhe jam I bindur që Shqipëria ka një të ardhme të ndritur”

Tekniku  zbulon se si do luajë Shqipëria e tij

“Me skuadrën do të guxojmë përpara do dalim nga mbrojtja dhe do tentojmë të luajmë në sulm. Nuk është çudi të luajmë edhe me dy sulmues. Do jemi një skuadër e guximshme. Ne nuk do kemi ide për të vënë autobusin përpara porte por do të luajmë futboll sepse përballë nuk do kemi gjithmonë kundërshtarë si Spanja dhe Italia.”

Për marrëdhënien me Taulant Xhakën, Panucci sqaron se ai është profesionist dhe është i bindur që nuk e tradhton. Kombëtarja e mbylli e treta në grupin G ndërsa në nëntor do ketë ndeshje miqësore.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë