Panucci: Lojtarët që ftoj të më tregojnë se e meritojnë Kombëtaren

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Kosovën se lojtarët duhet të tregojnë aftësitë e tyre dhe se e meritojnë ftesën kuqezi.

Për afrimin e lojtarëve nga kampionati shqiptar - Nuk është strategji, ka lojtarë interesantë në Shqipëri, si Guri, që është shfaqur mirë dhe e kemi ftuar, por duhet të tregojë që është për Kombëtare. Ata janë të mirëpritur nga Shqipëria, nëse janë të aftë, i grumbulloj. Por pastaj është arena ndërkombëtare, duhet të tregojnë se e meritojnë atë.

Gjendja e lojtarëve të aktivizuar më pak - Këto miqësore shërbejnë si të gjithë vendet e botës, për t’u takuar, e qartë që janë të lodhur se është fund sezoni, por vendosin seriozitetin në lojë dhe jam i bindur se do të bëjnë mirë.  Kush nuk ka 90 minutat, e zëvendësojmë, ky është testi i fundit para ndeshjeve zyrtare dhe i kemi bërë për të krijuar grupin për eliminatoret, ndaj për mua është shumë i rëndësishëm ky grumbullim.

Për lojtarët e grumbulluar - Jam i bindur që kemi lojtarë të mirë, një grup i mirë. Kanë qëndruar në shtëpi disa, por nuk është e thënë që nuk janë edhe në shtator. Mendoj se kam një grup të mirë për të ecur drejt Europianit, jam i bindur që kemi shanse të fitojmë grupin tonë, kemi mundësi të mira.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë