Panucci për FIFA-n: Shqipëri e 
guximshme ndaj Spanjës e Italisë

Panucci për FIFA-n: Shqipëri e <br />guximshme ndaj Spanjës e Italisë
Trajneri i Kombëtares Christian Panucci ka dhënë një intervistë ekskluzive për faqen zyrtare të FIFA-s në prag të dy ndeshjeve të fundit eliminatore me Spanjën dhe Italinë. Italiani ka zbuluar se Shqipëria do të jetë e guximshme në këto dy takime ndaj rivalëve dukshëm më të mirë.

“Kemi dy ndeshje shumë të vështira. Në jetë dhe në futboll duhet të provosh. Do përpiqemi t’ia bëjmë jetën e vështirë Spanjës dhe Italisë pasi në futboll kurrë nuk i dihet. Nuk dua t'u lë lojtarëve që të nënkuptojnë se do të luajmë për barazim. Janë dy ndeshje speciale edhe për mua dhe do të jemi një skuadër e guximshme", ka thënë trajneri italian. 

Më pas Panucci flet edhe për Italinë atdheun e tij dhe rivalin e 9 tetorit për të cilën shprehet i bindur se do kualifikohet në Rusi: “Tek Italia është një fazë tranzitore ,nuk është e lehtë as për trajnerin Ventura. Italia është në garë për tu kualifikuar në Botëror. Unë shpresoj se të kaltërit do e arrijnë fazën finale madje jam i bindur për këtë dhe kur Italia shkon në Kupën e Botës e di mjaft mirë rrugën për të shkuar në finalen e madhe”

Panucci e mbyll intervistën e tij për FIFA.com duke thënë se ka marrë këshilla të vlefshme nga Fabio Capello që po i shërbejnë në punën e përditshme. 

panucci

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool