Panucci: Sadiku gati, do luajmë
për fitore përballë Maqedonisë 

Panucci: Sadiku gati, do luajmë<br />për fitore përballë Maqedonisë 
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Panucci në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë është shprehur se nuk firmos për barazim, por vetëm për tre pikët.
  
Në ndeshjen ndaj Maqedonisë do të futemi në fushë për fitore. Kemi respekt për kundërshtarin por në fushë do të zbresim për tre pikët.
 
Maqedonia ka një ekip të fortë, por ne jemi përgatitur për maksimumin. Kundërshtari ka lojtarë cilësorë, mes tyre Pandev, është një lojtar shumë i mir
ë.

Sa i përket stadiumit, është i vogël, por terreni është i mirë. Stadiumet e vogla kanë gjithmonë vështirësi, por ne duhet të mendojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe nga kjo pikëpamje të jemi gati” deklaroi ai.
 
Përsa i përket Sadikut, Panucci konfirmoi se është gati për ndeshjen përballë Maqedonisë, ndërsa nuk zbuloi asgjë nga formacioni që do të zbresë nesër në fushë.

Sadiku është në dispozicion, i kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe pastaj nesër do të shihni lojtarët që do të zbresin në fushë”.

Agolli: Jemi gati, përqendrim vetëm te ndeshja...
Ndërsa kapiteni kuqezi, Ansi Agolli deklaroi se gjendja e ekipit është e mirë dhe të gjithë janë gati për ndeshjen e nesërme në Strumicë.
 
Duke qenë se bëhet fjalë për rivalitet mes dy tifozerive, kapiteni bëri thirrje që ekipi të jetë i përqendruar vetëm në fushë dhe jo te ajo që do të ndodhë në shkallët e stadiumit.
 
Skuadra nuk duhet të bëjë asgjë më shumë sesa të përqendrohet të ndeshja, te loja jonë, të japim maksimumin për të marrë tre pikët. Cdo gjë tjetër ndikon negativisht lojën” deklaroi ai.
 
Duke u ndalur te gjesti i festimit të golit ndaj Lihteshteinit, Agolli tha se ishte gjithçka spontane, ndërsa  shtoi se “Të shënosh është një ndjesi mjaft e mirë, por nesër e rëndësishme është që të fitojë skuadra se një tjetër gol personal” përfundoi ai.
 
Trajneri i Maqedonisë: Ekip sulmues, dua 3 pikët
Trajneri i Maqedonisë Igor Angelovski deklaroi sot se nesër do të fusë në fushë një formacion sulmues ndaj Shqipërisë me objektiv vetëm fitoren.

Në 6 ndeshjet e fundit kemi 4 fitore, një barazim dhe një disfatë, nga Spanja. Kjo tregon se jemi në formë të mirë dhe loja është në ngritje.

Nesër Maqedonia do të zhvillojë ndeshjen më të mirë në këto eliminatore. Do të japim maksimumin për të marrë tre pikët e plota përballë Shqipërisë
” tha ai.

Sulmuesi i Maqedonisë: Pas Izraelit, radhën e ka Shqipëria
Iljia Nestorovski u shpreh në konferencën e fundit për shtyp se pas Izraelit, tani radhën e ka Shqipëria për ta mundur.
 
Pas fitores ndaj Izraelit, atmosfera në ekip është në nivelet më të larta dhe shpresoj që të përsëritim një paraqitje edhe më të mirë nesër. Jemi të lumtur që mesfushorët po punojnë në nivelin e kërkuar dhe shpresoj që nesër të kemi pasime në dispozicion nga ata, në mënyrë që të rrezikojmë portën kundërshtare” deklaroi ai.
 
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në Strumicë, ndërsa pritet që të jenë të pranishëm një numër i madh shqiptarësh, jo vetëm në stadium, por edhe jashtë tij në mbështetje të kuqezinjve.
 
Ndeshja është e vlefshme për Botërorin e Rusisë për vendin e tretë, pasi për dy vendet e para është e pamundur që të flitet.
 
Nëse Shqipëria do të mundte Maqedoninë nesër do ta nxirrte nga lufta për vendin e tretë. 

Shoqërimi i kombëtares nga policia drejt Maqedonisë

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon