Pas humbjes 3-0 trajneri Panuci u shpreh se Shqipëria në pjesën e parë i dhuroi dy gola Spanjës, ndërsa në të dytën luajti më mirë.
 
“Nuk ishte punë sistemi. Morëm golin e parë shumë të bukur, por dy të tjerët i dhuruam ne. Nuk kishte të bënte kjo me rreshtimin, por mënyrën si duhet të luanim.
 
Në pjesën e dytë ndryshuam dicka dhe krijuam 5 raste për shënim. Balliu po kalon një formë të mirë, prandaj e futa, ndërsa nuk kisha lojtarë të tjerë në dispozicion
’ deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com