Paolo Tramexani nuk do kthehet
më në Shqipëri, zgjedh ekipin e ri

Paolo Tramexani nuk do kthehet<br />më në Shqipëri, zgjedh ekipin e ri
Bie pista e parë. Paolo Tramexani nuk do të jetë trajner i Shqipërisë. Pas largimit të De Biasit, në media u lakua shumë emri i Tramexanit, nisur edhe nga mundësia që Duka e la të hapur, si alternativë e mundshme.

Por sot kjo pistë ka rënë përfundimisht, pasi Paolo Tramezzani është zyrtarizuar si trajner i Sion ne Zvicër.

Klubi zviceran i Sionit konfirmoi me anë të një njoftimi faqen zyrtare në internet se Tramexani do të jetë trajneri i ri i ekipit për 2 sezonet e ardhshme.

Paolo Tramexani ka qenë ish-zevendes trajner i Kombetares, ndërsa në 5 muajt e fundit drejtoi Luganon po ne Zvicer.

Tashmë FSHF është në kërkim të një tjetër emri për të zëvendësuar De Biasin, i cili u largua dje, pasi dha dorëheqjen pas 5 viteve në drejtimin e kuqezinjve.
Paolo Tramexan
Njoftimi i ekipit te Sion per Paolo Tramexanin

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria