Paolo Tramezzani trajner i
Luganos, FSHF zgjidh kontratën  

Paolo Tramezzani trajner i<br />Luganos, FSHF zgjidh kontratën  
Zyrtarizohet largimi I Tramezzani-t nga Kombëtarja. Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se ka zgjidhur këtë të martë kontratën me zv/trajnerin e Kombëtares së futbollit dhe Drejtorin Teknik të Kombëtareve të moshave Paolo Tramezzani.

Në njoftimin e shkurtër organizmi i futbollit shqiptar nuk harron të falënderojë 46-vjeçarin për punën e bërë gjatë këtyre viteve me ekipin kombëtar si dhe për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqezi duke i uruar suksese në të ardhmen.

Me bekimin e FSHF-së Tramezzani nis një aventurë të re, tanimë si trajner në drejtimin e Luganos. Skuadra zvicerane i jep mundësinë për të bërë hapin profesional në detyrën e trajnerit të parë pas eksperiencës 5-vjeçare si ndihmës i De Biasit në Kombëtaren kuqezi.

Mediat zvicerane bëjnë të ditur se Lugano pas largimit të Andrea Manzon i shkarkuar ditën e hënë ka gati një kontratë prej dy vitesh e gjysmë për Tramezzanin i cili shumë shpejt pritet të zyrtarizohet në krye të stolit të skuadrës zvicerane.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare