Ishte viti 1993. Ti merreshe me ekonominë dhe tregove menjëherë një talent të spikatur kritik, sëbashku me dëshirën për të mësuar, për t’u rritur e, mbi të gjitha, për të kuptuar, që më pas të bënë njerin prej analistëve më të kthjellët të këtij vendi.
Jo gjithnjë kemi patur të njejtat mendime, por korrektesa tënde dhe papërkulshmëria jote morale të bënë një figurë tepër të rrallë të gazetarisë shqiptare. Rrugët tona profesionale u ndanë dhe më pas u ribashkuan e sërish u ndanë, sepse kështu ndodh në zanatin tonë, por gjithnjë, sa herë që takoheshim, flisnim me njeri-tjetrin si në kohën kur punonim bashkë, me të njejtin entuziazëm, me të njejtën të qeshur ironike, me të njejtin belbëzim të lehtë.
Ti mbete gjithnjë i njejti: reflektues, studioz, anarkist, kontestues dhe, si të gjithë njerëzit inteligjentë, i vetëm me dashje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com