Shteti amerikan i Georgia ka ekzekutuar një grua, pavarësisht apeleve edhe nga Papa Françesku për anulimin e këtij vendimi. 

Kelly Gissendaner, 47 vjeç, e cila ishte shpallur fajtore për vrasjen e burrit të saj, është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës. 

Gissendaner është gruaja e parë që dënohet me vdekje në shtetin jugor amerikan pas 70 vjetësh. Avokatët e saj kishin paraqitur në Gjykatën supreme tre ankesa, një përpjekje për të shtyrë ekzekutimin, por pa sukses. Gjykata e Lartë në SHBA vendosi të mos ketë mëshirë për 47-vjeçaren. Sipas akuzës së prokurorëve ajo kishte planifikuar në vitin 1997 vrasen e burrit të saj, Douglas Gissendaner. Ndërkohë për të dashurin e saj, i cili edhe ai ka marrë pjesë në këtë vrasje Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm. 

Gjykatësit e kanë arsyetuar vendimin për dënimin me vdekje për 47-vjeçaren në disproporcion me krimin që ajo ka kryer.


denim me vdekje shba

denim me vdekje shba

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)