Papa bën thirrje që të mos përdoren më lëndët djegëse të papërpunuara

Papa bën thirrje që të mos përdoren më lëndët djegëse të papërpunuara

Papa Françesku

Papa Françesku i ka bërë thirrje të shtunën botës që të mos përdorë lëndë djegëse të papërpunuara.

Ai i ka bërë këto deklarata para një samiti për klimën që po mbahet në Dubai, por jo me prezencë fizike, për shkak të një sëmundjeje.

Kreu i Selisë së Shenjtë, e ka përmendur në veçanti dhënien fund në përdorim të thëngjillit, naftës dhe gazit, si dhe nevojën për ndryshim të mënyrës së jetesës, për ta ruajtur planetin.

Mes tjerash, Papa ka kërkuar edhe që t’iu falen borxhet vendeve të varfra, të goditura prej ndryshimeve klimatike.

Françesku është papa i parë në histori që i drejtohet një samiti të tillë.

Së fundi janë shtuar thirrjet që liderët pjesëmarrës ta përdorin këtë samit për të vendosur për të ardhmen e thëngjillit, naftës dhe gazit, burimeve kryesore që nxitin ngrohjen e planetit.

Presidenti i samtit për klimën, Sultan Al-Jaber, ka thënë se heqja dorë nga kjo lëndë është e “pashmangshme”, ndonëse kompania e naftës që zotëron vendi i tij, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se do të rrisë dukshëm prodhimin./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'