Papa falënderon Shqipërinë
në Shën Pjetër: Popull martir!

Papa falënderon Shqipërinë<br />në Shën Pjetër: Popull martir!
VATIKAN - Tre ditë pas vizitës së tij në Shqipëri, Papa Françeksu ka folur për vizitën e tij në vendin tonë të dielën 21 shtatorit, ku ka falenderuar të gjithë popullin shqiptar për mikpritjen e bërë, duke e cilësuar atë një popull martir. Këto deklarata Ati i Shenjtë i ka bërë në Udiencën e Përgjithsme me Ipeshkvinjtë në sheshin Shën Pjetër, e para që pas vizitës në vendin tonë. 

Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë ka shprehur edhe mirënjohjen e thellë e vëllazërore për Ipeshkvijtë e meshtarët shqiptarë si dhe për qeverinë shqiptare, në pritjen dhe organizimin e vizitës së tij.

papa ne vaktikan

“Sot do të doja të flisja për udhëtimin Apostolik që kam bërë në Shqipëri të dielën. Këtë e bëj para së gjithash si një akt falenderimi drejtuar Perëndisë, i cili më ka lejuar mua për të bërë këtë vizitë dhe për të treguar, fizikisht dhe në mënyrë të prekshme, afërsinë time dhe të Kishës Katolike ndaj këtij kombi. Dua të shpreh edhe mirënjohjen time vëllazërore për ipeshkvinjtë shqiptarë, priftërinjtë dhe burrat gratë fetarë që punojnë në mënyrë me impenjim të madh. Mirënjohja ime shkon edhe për autoritetet që kanë më mirëpritur mua me mirësi, si dhe për ata që kanë bashkëpunuar për realizimin e vizitës.”  shprehet Papa Françesku

Ati i Shenjtë, duke e cilësuar popullin tonë, martir dhe kurajoz, tha se e inkurajon atë të vijojë të ndjekë atë që beson, duke ftuar të gjithë të luten që kjo rrugë të vijojë.  

papa ne vatikan

“Falenderoj edhe njëherë Zotin sepse me këtë udhëtim më mundësoi takimin me një popull kurajoz e të fortë, që nuk është përulur nga dhimbja. Vëllezërve dje motrave shqiptarë u rinovoj ftesën e kurajës dhe së mirës, për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e vendit të tyre e të Evropës. Ia besoj frytet e vizitës sime Zojës së Këshillit të Mirë, të nderuarve të Mauzolemit të Shkodrës, në mënyrë që ju të vazhdojnë të udhëheqin rrugën e këtij populli-Martir. Përvoja e hidhur e së kaluarës të rrënjësojë më shumë hapjen ndaj vëllezërve tanë, veçanërisht më të dobëtëve, dhe ta bëjë atë protagonist të dinamizmit të bamirësisë aq të nevojshme në kontekstin socio-kulturor. Unë uroj që të gjithë ne sot ne e bëmë një përshëndetje për këtë popull trim, punëtor, dhe që në paqe kërkon bashkimin.”

printscreen

"Vizitova Shqipërinë për të inkurajuar një popull që vuajti nga regjimi"
Ati i Shenjtë thekson se vizita e tij në vendin tonë, erdhi për të inkurajuar popullin shqiptar, pas vuajtjeve të regjimit ateist, si dhe për të inkurajuar dialogun dhe bashkëjetesën ndërfetare në vend. Papa Françesku, duke ju referuar vizitës në vendin tonë, nënvizon se bashkëjetesën fetare që ekziston, e ka parë dhe prekur nga afër, duke bërë thirrje që ajo të praktikohet në çdo vend.

Ati i Shenjtë, vlerëson, se kjo vjen në vendin tonë, si rrjedhojë e një dialogu dhe bashkëjetese, që në qendër, ka dëshirën e mirë për të bërë mirë për të tjerët.

"Kjo vizitë lindi nga dëshira për të shkuar në një vend që, pasi u shtyp gjatë nga regjimi ateist dhe çnjerëzor, po kalon përvojën një bashkëjetese paqësore mes komponentëve fetrarë të ndryshëm. Më dukej e rëndësishme për të inkurajuar këtë rrugë, që ta vazhdojnë me ngulm dhe që ta thellojnë në të gjitha aspektet për të mirën e së mirës së përbashkët. Për këtë arsye, në mes të vizitës pata një takim ndërfetar, ku unë kam parë, me kënaqësi të madhe, se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve dhe komuniteteve që i përkasin feve të ndryshme nuk është vetëm e dëshirueshme, por edhe praktikisht e mundur. Ata e praktikojnë atë! Është një dialog i vërtetë dhe i frytshëm që shmang relativizmin dhe merr parasysh identitetin e secilit. Çfarë i bashkon shprehjet e ndryshme fetare, në fakt, është udhëtimi i jetës, dëshira e mirë për të bërë mirë për të tjerët, jo duke mohuar ose minimizuar identitetin e tyre." thekson Ati i Shenjtë

papa te zoja

"Mesazhi i martirëve, garancia për të ardhmen e Shqipërisë"
Duke folur për 40 martirët e vrarë nga ana e regjimit komunist, të cilët janë në proces lumturimi nga Vatikani, Ati i Shenjtë, u shpreh se është pikërisht mesazhi i tyre, për të rezistuar në atë që besojnë, garancia për të ardhmen e Shqipërisë.

Në këtë drejtim, Papa Françesku theksoi se mnartirët nuk janë humbës por fitues, ndërsa shtoi se vendi ynë është një shembull që duhet ndjekur, jo vetëm në këtë drejtim por edhe i bashkëjetesës fetare.

“Përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës munda të shoh portretet e dyzet priftërinjve të vrarë gjatë diktaturës komuniste dhe për të cilat ka filluar procesi i lumturimit. Janë qindra besimtarë të krishterë e myslimanë të vrarë, torturuar, burgosur dhe të internuar vetëm për shkak se ata besonin në Zot. Kanë qenë vite të zeza, përgjatë të cilave liria fetare u dogj deri në themel dhe ishte e ndaluar të besoje në zot, mijëra Kisha dhe Xhami u shkatërruan, u transferuan në magazina dhe kinema që propagandonin ideologjinë Marksiste, librat fetare u dogjën dhe prindërit u ndaluan t’u vinin fëmijëve emrat fetarë të të parëve. Kujtimi i këtyre ngjarjeve dramatike është esencial për të ardhmen e një populli. Memoria e martirëve që kanë rezistuar për besimin është garancia për të ardhmen e Shqipërisë. Sepse gjaku i tyre nuk është derdhur kot, por ajo është një farë që do të sjellë frytin e paqes dhe bashkëpunim vëllazëror. Sot Shqipëria është një shembull që duhet ndjekur jo vetëm për rilindjen e Kishës, por edhe për bashkëjetesën paqësore mes feve. Për këtë arsye, martirët nuk janë humbës, por fitues, me dëshminë e tyre heroike shkëlqen plotfuqishmëria e Zotit i cili gjithmonë ngushëllon popullin e tij, duke hapur shtigje të reja dhe horizonte të shpresës. Ky mesazh i shpresës, i themeluar në besimin te Krishti dhe kujtimin e së kaluarës, ia kam besuar të gjithë popullit shqiptar që i pashë entuziastë dhe të lumtur në vendet e takimeve dhe festave, si dhe në rrugët e Tiranës. I inkurajova të gjithë për të nxjerrë energjitë e reja nga Zoti i Ngjallur, që të jetë maja ungjillore në shoqëri dhe të angazhohen, siç ndodh tashmë në aktivitete bamirësie dhe edukative. ” tha Ati i Shenjtë

papa

"Forca e popullit shqiptar, dashuria në atë që besojnë"
Sa i përket takimit me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare, Papa Françesku, u shpreh se mes tyre ishin dëshmitarë të cilët kishin vuajtur persekutimet e regjimit, ndërsa shtoi se ishte dashuria në atë që besonin, forca e vërtetë e popullit shqiptar. Kjo siç theksoi Ati i Shenjtë është forca e vërtetë e Kishës katolike dhe mesazheve që ai përcjell në mbarë botën.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit