ITALI - Disa javë më parë Papa ishte shprehur biografit të tij Peter Seewald se ndihet i lodhur fizikisht dhe ajo cfarë kishtë bërë deri tani si kreu i Kishës Katolike Romake mjafton.
Peter Seewald ka shkruar me ndihmën e Papës një libër ku janë përfshirë disa intervista të Atit të Shenjtë të titulluar “Drita e Botës” dhe revista gjermane Focus ka dedikuar një shkrim të veçantë rrëfimit të Benediktit të XVI-të biografit të tij.
Ndërsa për ish-shërbëtorin e Papës, që i nxori letrat sekrete nga Vatikani për t`u publikuar më pas nga “Vatican-leaks” Ati I Shejntë ishte shprehur se “nuk mund të them se kam rënë në një lloj dëshpërimi apo dhimbje, por është thjesht i pakuptueshëm veprimi i tij”.
Paolo Gabriele, i cili po vuan dënimin për vjedhje të dokumenteve punonte si asistent në dhomën Papnore dhe shiste dokumente konfidenciale nga Selia e Shenjtë.
Në historinë dy mijë vjecare të Kishes Katolike Papa Benedikti XVI shërbeu si Papa i 265-të dhe ishte i pari pas 600 vjetësh, që dha dorheqjen e tij nga Kreu i Kishës Katolike.
Dorëheqja e tij tronditi botën ku shumë prej besimtarëve janë shprehur se Ati i Shejntë do të qëndrojë gjtihmonë në mendje tona si njeriu, që vazhdoi të ndiqte rrugën e Papa Gjon Palit të Dytë, që i dha forcë zemrave dhe mendjeve të njerëzve.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com