Papa Françesku ka denoncuar brutalitetin e luftërave të pazakonta në botë, duke sinjalizuar një sërë mizorish të tmerrshme në të cilat shpesh viktima janë gra dhe fëmijë. “Tortura është bërë një mjet thuajse i zakonshëm. Të tilla janë frytet e luftës.
Kjo është lufta e tretë botërore edhe pse po luftohet pjesë-pjesë.” Duke iu referuar dhunës në Irak, Papa Françesku theksoi se aty ku ka agresion të padrejtë, duhet medoemos të ndalet agresori, duke u shprehur i gatshëm të udhëtojë për këtë kauzë edhe në Kurdistan të Irakut.
Gjatë udhëtimit të tij nga Koreja e Jugut, pikërisht mbi hapësirën ajrore kineze, Papa Françesku tha se do të donte shumë të vizitonte shtet, i cili nuk ka marrëdhënie me Vatikanin.
Papa shtoi se Vatikani ka qenë gjithmonë i hapur për dialog me Kinën dhe se ishte i gatshëm të shkonte që nesër, nëse do të mundte.
Së fundi, Papa foli edhe për çështjen e lumturimit të kryepeshkopit Oscar Romero, i vrarë në San Salvador 24 mars 1980 për qëndrimin e tij kundër qeverisë. Ai tha se Romero është njeri i Perëndisë dhe është me shumë rëndësi që lumturimi i tij po bëhet tani.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com