Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, tha se është shumë i shqetësuar për muslimanët Arakan (Rohingya) të cilët janë larguar nga persekutimi në Mianmar dhe të cilët luftojnë për mbijetesë në mes të detit, raporton Anadolu Agency (AA).Papa i cili ditët e diela në Vatikan kryen lutjen nga dritarja e zyrës së punës që shikon sheshin e “Shën Pjetrit” ka theksuar se: "Unë jam duke ndjekur me shqetësim të madh dhe me dhimbje në zemër situatën e Rohingya në detin Andaman dhe në gjirin Bengal".

Papa Françesku ka theksuar se muslimanët Rohingya janë larguar për ti shpëtuar persekutimit në Mianmar dhe u shprehur se: "Presim me kënaqësi përpjekjet e vendeve të cilët i kanë hapur krahët këtyre njerëzve që ndodhen përballë dhimbjeve dhe rreziqeve të mëdha. Unë inkurajoj komunitetin ndërkombëtar në çështjen e ndihmave humanitare".

Marrë nga Anadolu Agency