Papa Françesku i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Putin respektimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut lidhur me konfliktin në lindje të Ukrainës, thuhet në një komunikatë të Vatikanit.
“Papa Françesku deklaroi se ishte i përfshirë në një përpjekje të rëndësishme dhe të sinqertë për arritjen e paqes në lindje të Ukrainës. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një klime dialogu dhe që të gjitha palët të angazhoheshin për respektimin e marrëveshjeve të Minskut”, - theksohet në komunikatë, pas përfundimit të takimit mes Papa Françeskut dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com