Papa Françesku cilëson masakrën
ndaj Armenëve si gjenocid

Papa Françesku e përshkroi masakrën mbi 1 milionë e gjysmë armenianë në Turqinë Otomane si “Genocidi i parë i shekullit të njëzetë”, gjatë një meshe në bazilikun Shën Pjetër, në Romë, të dedikuar përvjetorit të 100 të tragjedisë, të mbajtur ditën e dielë.
 
Papa kujtoi viktimat e “asaj masakre të madhe dhe të pakuptimtë” gjatë meshës që u ndoq nga Presidenti Serzh Sarkisian, udhëheqësi suprem i Kishës Apolistike Armeniane dhe qindra Katolikëve Armenianë.
 
“Është e nevojshme dhe me të vërtetë një detyrë, për të nderuar kujtimin e tyre”, deklaroi Papa
 
“Në shekullin e kaluar, familja jonë njerëzore kaloi tre tragjedi masive dhe të pazakonta. E para, që është konsideruar gjerësisht si gjenocidi i parë i shekullit të XX ka goditur popullin tonë armen”, pohoi Papa.
 
“Dy të tjera janë kryer nga nazizmi dhe stalinizmi. Dhe së fundmi shfarosjet e tjera masive, si ato në Kamboxhia, në Ruana, Burndu, Bosnjë”, shtoi ai.
 
1.5 milionë armenë janë vrarë në vitet 1915 dhe 1917 në fund të perandorisë osmane. Historia e ka njohur këtë si gjenocid, ndërsa Turqia e ka konsideruar si një luftë civile në të cilën 500.000 armenë e turq kanë humbur jetën.
 
Papa nderoi gjithashtu Armeninë dhe diasporën e saj ndërkombëtare duke i dhënë titullin “Doktor i Kishës Universale” një kleriku Armenian të shekullit të 11, St.Gregory të Narekut. Një portret i zmadhuar i Gregorit u vendos në sfond gjatë meshës së të dielës.

papa

 Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht

Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht