/ATSH-AFP/ - Papa Françesku dënoi sot brutalitetin e patolerueshëm kundër të krishterëve dhe minoriteteve të tjera të kërcënuara në Irak dhe në Siri nga xhihadistët e organizatës së Shtetit Islamik.
"Fatkeqësisht, lajme dramatike nuk reshtin të vijnë nga Siria dhe Iraku", deklaroi papa pas lutjes së përjavshme "Angelus" në sheshin Shën Pjetër, pa përmendur veçanërisht ISIS-in.
"Ne dëshirojmë të sigurojmë të gjithë ata që ndodhen në këto situata qe ne nuk i harrojmë, ne jemi me ta dhe lutemi vazhdimisht për ndërprerjen sa më shpejt të brutalitetit të patolerueshëm kundër tyre.
"Në fillim të javës, Shteti Islamik ndërmori një sulm kundër fshatrave në veriperëndim të provincës siriane të Hasakes dhe rrëmbeu 220 të krishterë asirianë", sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Papa përmendi gjithashtu edhe Venezuelën që po përjeton sërish momente tensioni dhe u lut për viktimat, veçanërisht për djalin e vrarë disa ditë më parë në San Cristobal.
/Shqiptarja.com