VATIKAN- “E diela duhet të jetë pushim” është ky apeli që ka dhënë Papa Françesku 2 gjatë vizitës së tij në Molisa në jug të Italisë. Më pas ai është drejtuar drejt Vatikanit ku dha një mesazh për tragjedinë e mbytjes së emigrantëve në Lampeduza. Është koha për të përputhur punën me kohën që duhet t`i kushtojmë familjes tha Papa në fjalimin e tij në Universitetin e Molises.
 
“Ndoshta ka ardhur momenti që të pyesim veten për punën të dielën, e cila është një çlirim i plotë”, u shpreh Papa.
 
Me anë të këtij apeli Papa tregoi që koha që duhet t`i kushtojmë familjes duhet të përputhet me punën dhe kjo sipas tij është pika kritike që i lejon njerëzit që të vlerësojnë cilësinë e sistemit ekonomik.

Më pas Papa tha se njerëzit duhet të çojnë bukë në shtëpi dhe këtë ai e lidhi me apelin që u bëri për punën. Ai që nuk çon bukë në shtëpi i humbet dinjiteti.
 
“Duhet të çojmë bukë në shtëpi, kjo është e rëndë, në qoftë se nuk e bëni ju humbët dinjiteti”, tha Papa.
 
Gjatë vizitës së tij në Vatikan ai foli edhe për emigrantët dhe tragjedinë e ndodhur në Lampeduza të Italisë. Problem I emigracionit sapo vjen e po shtohet duke u përkeqësuar dhe tragjedi të tjera kanë ndodhur në një ritëm të shpejtë dhe kjo sipas Papës është e vështirë për t`u pranuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)