Papa Francesku: Këtë Krishtlindje le të kujdesemi për të tjerët

Papa Francesku: Këtë Krishtlindje le të kujdesemi për të tjerët

Atmosfera e festës së Krishtlindjes ka pushtuar të gjithë botën. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, papa Francesku bëri apelin e veçantë për tu kujdesur për të tjerët.

“Të veprojmë me mirësi dhe dashuri. Pa dhunë dhe pa cënuar lirinë. Mirësia e Zotit është ajo që ne duhet të përçojmë mes miqve, mes të dashurve tanë. Të jemi të respektueshëm dhe të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Në këto ditë duhet të mblidhemi nëpër kisha, të bëhemi bashkë në shtëpi me të afërm apo miq që nuk I kemi parë prej kohësh, të dëgjojmë dhe vizitojmë njëri-tjetrin”

Papa bëri gjithashtu thirrje për ti dhënë fund luftrave

“Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta, ne mendojmë pa pushim për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë gjithashtu për ata që vuajnë nga varfëria, uria e skllavëria”, përfundoi Papa Françesku.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim