Papa Françesku: Kjo Luftë e Tretë Botërore është kaq mizore

Papa Françesku: Kjo Luftë e Tretë Botërore është kaq mizore

1668346596_PapaFrancesku.PNG

Gjatë meshës për Ditën Botërore të të Varfërve ai përsëri ka dënuar luftën Rusi-Ukrainë, duke thënë se kjo luftë e tretë Botërore është mizore.

 “E bëj edhe këtë pyetje sot: çfarë po na thotë Zoti përballë kësaj lufte të tretë botërore? Çfarë po na thotë Zoti? Mos ik dhe bëj pyetjen vetes: çfarë më thotë Zoti dhe çfarë të mirë mund të bëj?”, tha Papa.

Ai gjithashtu shtoi: “Sot secili prej nesh duhet të pyesë veten përballë kaq shumë fatkeqësive, përballë kësaj lufte të tretë botërore kaq mizore, përballë urisë së kaq shumë fëmijëve, të kaq shumë njerëzve. Unë mund të shpërdoroj , harxhoj para, harxhoj jetën time, humbas kuptimin e jetës sime pa marrë kurajo dhe duke ecur përpara?".

Ai ka folur edhe disa kohë më parë për luftën Ukrainë-Rusi, i cili u shpreh: “Ne mbetemi pranë vëllezërve dhe motrave tona të Ukrainës së torturuar, me lutje dhe solidaritet konkret. Paqja është e mundur, le të mos dorëzohemi në luftë”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin zotohet për të forcuar lidhjet me Iranin! Zelensky: Janë zbuluar më shumë se 400 krime të rusëve në Kherson


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës