Papa Françesku në Irak: Mosuli është dëshmi e gjallë e asaj që mund të shkaktojë lufta (VIDEO)

Nga rrënojat e katër kishave në Mosul, të shkatërruara midis viteve 2014 dhe 2017 nga sulet e ISIS, Ati i Shenjtë u lut për viktimat e luftës.

“Sot të gjithë së bashku lutemi për të gjithë të rënë në luftë dhe konflikte. Këtu në Mosul, më shumë se në çdo vend tjetër pasojat e luftrave janë të dukshme”, tha Papa Françesku.

Në fund të lutjes, pas inaugurimit të pllakës përkujtimoren u lëshua edhe një pëllumb i Bardhë në fluturim në përkujtim të viktimave të rëna dhe mesazhit të paqes.

Ndërsa sapo arriti në Mosul ai u prit nga një kor i të rinjve ndërsa të tjerë i hodhën petale trëndafili.

Ai më pas do të udhëtojë me makinë  për në Qaraqosh, aty ku do të takojë personat e dëbuar nga shtëpitë e tyre nga ISIS.  Papa Françesku po viziton Irakun për të inkurajuar komunitetet e të krishterëve të qëndrojnë pavarësisht viteve të luftës dhe persekutimit.

Të shtunën, ai u takua me një klerik të fuqishëm, Shiit, Ajatollah Grandi Ali al-Sistani, i cili tha se të krishterët irakianë duhet të ishin në gjendje të jetonin në paqe. Papa Françesku gjithashtu mbajti një mbledhje historike ndërfetare, duke u dhënë një mesazh të bashkëjetesës paqësore për komunitetet.

Në fund të ditës së tij të fundit, ai do të mbajë meshën në një stadium në Irbil, një qytet në rajonin gjysmë autonom të Irakut Kurd. Mijëra qytetarë pritet të marrin pjesë pavarësisht pandemisë COVID-19.

Papa Françesku shpreson të japë një mesazh shprese, të theksuar edhe më shumë nga natyra historike e vizitës dhe fakti që është udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)