Papa Françesku do ta vizitojë zyrtarisht në një datë shumë të rëndësishme për të.
Këtë e ka bërë të ditur sot koordinatori i vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri, Albert Nikolla, i cili ka deklaruar se pikërisht më 21 shtator 1953 17 vjeçari Jorge Mario Bergoglio, iu dorëzua Zotit, duke u shuguruar si meshtar.
Zgjedhja e datës së vizitës nga Kreu i Vatikanit, duket se ka shtuar edhe një aspekt simbolik, që rrit rëndësinë e kësaj vizite që do të zhvillohet të dielën e ardhshme më 21 shtator.
12 orë do të zgjasë udhëtimi apostolik i Papa Françeskut në Shqipëri. Sipas agjendës se publikuar nga krerët e Kishës Katolike ne Tirane, Ati i Shenjtë shkel token shqiptare në aeroportin e Rinasit, në orën 9:00 të mëngjesit të 21 shtatorit. Për mbërritjen e Papa Franceskut do të organizohet në aeroportin “Nëne Tereza” një pritje zyrtare nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Më pas Ati i Shenjtë me eskortën e tij do të niset drejt Tiranës.
Takimin e pare në Tirane, Ati i Shenjte do ta zhvillojë me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe autoritete të tjera të shtetit dhe qeverisë.
Ne orën 11:00 do të mbahet mesha e shenjtë në sheshin “Nëne Tëreza”. Më pas Papa Françesku do të zhvillojë një takim me drejtues të gjithë komuniteteve fetare në Shqipëri. Ati i Shenjte do të drejtoje edhe lutjen mbrëmësore ne Katedralen e Tiranës e me pas do te takohet me 70 fëmije jetime ne qendrën “Bethani” në fshatin Bubq të Fushë Krujës. Këtu do të flasin edhe Monika Bologna dhe Mirjan Jani.
Qeveria shqiptare ka marrë masa të shumta për të përgatitur këtë vizitë të rëndësishme, ku janë restauruar sheshi “Nënë Tereza” por edhe zona të tjera si Aeroporti “Nënë Tereza” dhe rruga ku do të kalojë Ati i Shennjë. Agjencia Telegrafike Shqiptare ka përgatitur një set fotosh, nëpërmjet një galerie të plotë të vendeve ku do të kalojë Papa Francesku.
Marrë nga ATSH
/Shqiptarja.com