Papa zgjodhi për të filluar vizitën e tij në Evropë një vend në periferi të saj, Shqipërinë, më shumë se sa një nga kryeqytetet e mëdha, për t'ë përgëzuar një kishë në rritje pas një diktature të tmerrshme dhe një dialog kombëtar të qetë mes feve.

Vatikani përgënjeshtroi ekzistencën e ndonjë rreziku në veçanti për sigurinë e sovranit pontifik, ndërkohë që shtypi italian dhe disa media irakiane tregohen alarmiste. Ata përmendin rreziqet e mundshme që mund t'i vijnë papës nga simpantizantët e organizatës së Shtetit Islamik që qarkullojnë në Ballkan.

"Asnjë ndryshim nuk i është bërë udhëtimit, Françesku do të përdorë makinën e tij të hapur njësoj si në sheshin Shën Pjetri", garantoi Vatikani.

Ky udhëtim i paraprin një vizite në Parlamentin Evropian në Strasburg dhe më pas në Turqi në fund të nëntorit. Ky do të jetë udhëtimi i tij i katërt ndërkombëtar, pas Brazilit, Tokës së Shenjtë dhe Koresë së Jugut. Deri tani dukej sikur Evropa ishte neglizhuar nga papa Françesku, në ndryshim nga Benedikti XVI.

Kjo do të jetë një maratonë prej 11 orësh, gjatë së cilës Françesku do të takojë krerët shqiptarë, do të celebrojë një meshë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, më pas në Universitetin e Këshillit të Zonjës së Mirë do të përshëndesë krerët fetarë, dhe do të mbledhë në katedralen e re rininë katolike për mbrëmësoren. Kjo ditë, e rëndë për këtë njeri plot energji por të lodhur nga 77 vitet, do të përfundojë në një qendër sociale, "Bethanie", rreth 20 kilometra larg nga Tirana, ku do të takojë jetimë handikapatë.

Në avionin që e mori nga Koreja e Jugut, papa argjentinas kishte shpjeguar zgjedhjen e tij të Shqipërisë. "Banorët e saj", kishte argumentuar ai, "kanë ditur të ndërtojnë një qeveri të unitetit kombëtar mes myslimanëve, ortodoksve dhe katolikve, me një këshill ndërfetar të ekuilibruar". Prania e papës shërben për t'i thënë gjithë popujve se mund të punojnë së bashku.

Pra një mesazh për Evropën, e tunduar nga islamofobia dhe Lindja e Mesme e tronditur nga luftërat ndërfetare.

Françesku kishte shtuar edhe një arsye tjetër, ku shqipëria "është i vetmi vend mes vendeve komuniste që kshte vendosur ateizmin në kushtetutë. 1 820 kisha ortodokse dhe katolike u shkatërruan. Të tjerat ishin transformuar në kinema, teatro dhe salla kërcimi".

Papa Françesku në sheshin Shën Pjetri në Vatikan
Zëdhënësi i tij, Federico Lombardi, shpjegoi se "dialogu ndërfetar dhe homazhi ndaj martirëve të epokës komuniste ishin dy shtyllat e udhëtimit të papës. Sigurisht, ai nuk e filloi udhëtimin e tij në Evropë nga Berlini, Parisi apo Londra. Ai ka një vëmendje të veçantë për popujt që nuk janë as të pasur as të fuqishëm".
Në Shqipëri, feja islame është maxhoritare dhe katolicizmi përfaqëson vetëm 15 për qind të popullsisë, pak më shumë se ortodoksët (11 për qind). Kulti i mirëbërëses Nënë Tereza e Kalkutas, Shqiptare me origjinë maqedonase, ka ndihmuar në ringjalljen e katolicizmit.

Papa do të takohet gjithashtu me krerët e feve të tjera, ortodoksë, protestantë, mysliman, bektashinj dhe hebrenj.
Papa Gjon Pali II
Elozhe për martirët
Si në Korenë e Jugut, Françesku do të përshëndesë forcën e një kishe që rezistenca e martirëve të saj e ka gjallëruar.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, një regjim komunist i mbyllur me botën u vendos shumë shpejt. Në vitin 1967, diktatori i saj Enver Hoxha shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë.
Mes viteve 1945 dhe 1985, shtatë peshkopë, 111 priftërinj, 10 seminaristë dhe tetë fetare vdiqën ose në burg ose të ekzekutuar.

Janë këta martirë të fesë që papa polak Gjon Pali II, i cili kishte kontribuar në rënien e komunizmit në Evropën Lindore, kishte nderuar në vitin 1993 në një udhëtim historik një ditor.

Pasi miratoi katër peshkopë në Shkodër, ai që sot është Shën Gjon Pali II, i cili brohoritej fuqishëm në sheshin Skënderbe në Tiranë nga një turmë ku shumica ishin ateistë dhe myslimanë, kishte thënë: "Këtu shteti kërkoi të zhdukë çdolloj shprehje fetare në emër të një ateizmi radikal dhe totalitar. Gjithçka ndodhi pa mundësinë e njerëzve që të ndërhynin për të mbrojtur dinjitetin e njeriut të privuar nga gjithçka, të zhveshur madje edhe nga njerëzimi i tyre, nga liria e tyre. Drama juaj, shqiptarë të shtrenjtë, duhet të jetë në vëmendje të të gjithë kontinentit evropian dhe nuk duhet që Evropa ta harrojë".

Nga Jean Louis de la Vaissiere
Përgatiti Gent Sinani