Papa Francesku ka shpallur shenjtorët e parë të papatit të tij në një ceremoni në Vatikan, një listë e cila përfshin 800 viktima, të cilët u vranë nga turqit otomanë në shekullin e 15-të, kur ata refuzuan të konvertohen në fenë islame.

Atyre u ishte prerë koka në qytetin e Otrantos në këndin juglindor të gadishullit Italian nga turqit, të cilët plackitën qytetin dhe duke vrarë edhe kryepeshkopin e saj. Shenjtorët janë të njohur në historinë e Kishës katolike si Dëshmorët e Otrantos.

Mes të shenjtëruarve ishin edhe dy murgesha të Amerikës Latine, Laura Montova nga Kolumbia dhe Maria Guadalupe Garcia Zavala nga Meksika, të cilat vdiqën në shekullin e 20-të. Brenda dy muajve Papa Francesku ka shpallur shenjtorë më shumë se çdo paraardhës i tij.

Gjithashtu Ati i Shejntë tha se shumë të krishterë në mbarë botën ende persekutohen për besimine tyre por pa përmendur ndonjë vend specifik. Vatikani ka shprehur shqetësimin e saj të thellë kohët e fundit në lidhje me fatin e të krishterëve në disa rajone të Lindjes së Mesme, përfshirë edhe të krishterët koptik të cilët kanë objekt i dhunës sektare në Egjipt.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)