Në meshën e mbajtur sot në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Francesku shpalli kardinal Dom Ernest Troshanin. Pas 4 shtatorit, ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës sot përjetohet një tjetër ngjarje e madhe, që vlerëson edhe një herë historinë e krishterimit, përmes shpalljes kardinal të meshtarit shqiptar dom Ernest Troshani Simoni.

Kardinali ishte i pranishëm në kremtim ku mori nga Ati i Shenjtë, veshjen e kuqe, simbol i gjakut të martirëve duke marrë edhe në unazë simbolike prej floriri.

Në sheshin e Shën Pjetrit kanë qënë të pranishëm edhe shumë besimtarë shqiptarë. Dom Ernest Troshani është kardinali i dytë shqiptar, që diktatura komuniste e persekutoi, e internoi për vite të tëra, siç burgosi e vrau 38 Martirët e shumë klerikë e qytetarë të tjerë shqiptarë.

Gjatë ceremonisë së të shtunës Ati i Shenjtë i dorëzoi 17 kardinalëve të rinj, titullin, unazën dhe kapelen e Kardinalit.17 Kardinalët e rinj janë zgjedhur nga 11 shtete të ndryshme të 5 kontinenteve.

13 prej tyre kanë të drejtë vote në Kolegjin e Kardinalëve e 4 të tjerë mes të cilëve dhe At Ernest Simoni për shkak të moshës e sipas ligjeve të Selisë së Shenjtë nuk kanë të drejtë vote.Kolegji i Kardinalëve është ai që vendos me votë zgjedhjen e Papës së Ri.

Të dielën Papa Françesku do të mbajë në sheshin e “Shën Pjetrit” Meshën e Shenjtë me praninë Kardinalëve të Rinj.Në fillim të kësaj Meshe, Papa Françesku do të mbyllë dhe Portën e Shenjtë të Bazilikës së Vatikanit, duke deklaruar të mbyllur dhe Vitin Jubilar të Mëshirës.
 
[gallery]19742[/gallery]